Zvicër, arrestohet se përdhunoi pelën nje shtetas i Maqedonise ..................
Policia zvicerane kanë arrestuar një shtetas i Maqedonisë, i cili në
muajin prill të këtij viti, në fshatin Rickenbach të Zvicrës, kishte
torturuar një pelë. 31-vjeçari thuhet se ka pranuar aktin e rëndë,
njoftojnë mediat zvicerane.
Siç transmeton agjencia Presheva Jonë, gjurmët e autorit u zbuluan në
ahurin e kuajve, pas gjurmëve të ADN-së, të siguruara nga një mbeturinë e
cigares, të cilën e kishte hedhur shtetasi maqedonas. Pas marrjes në
pyetje nga policia zvicerane, ai kishte pranuar se natën e 15 prillit,
në Rickenbach kishte vizituar ahurin e kuajve, ku kishte torturuar pelën
15-vjeçare me emrin Gitta.
Autori është një 31-vjeçar, i cili jeton në qytezën Wild, ndërsa është i
njohur edhe për vepra të tjera të pahijshme. Pronari i pelës e pranoi
me lehtësim lajmin për zbulimin e autorit, ndërsa shtetasi maqedonas
është liruar nga policia. Sipas psikiatrit gjyqësor zviceran Thomas
Knecht, një veprim i tillë është alarmues, pasi “shumica e sadistëve
serikë eksperimentojnë me kafshë, para se të njëjtën ta ushtrojnë mbi
njerëz”.
Kafsha e gjorë kishte përjetuar lëndime të rënda në organet gjenitale,
pasi maqedonasi kishte përdorur mjet të fortë për ta lënduar. Sipas një
komunikate të policisë zvicerane, gjatë hetimeve të kryera, ai ka
pranuar se gjatë kryerjes së veprës ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe
drogës,
No comments:
Post a Comment